Télécharger Imprimer la page

LG GBB72MCDFN Manuel Du Propriétaire page 802

Publicité

• Nëse nuk ka ujë në dispenserin e ujit,
funksioni i ujit të ftohtë të depozitës nuk mund
të përdoret. Kontrolloni nëse ka ujë në
dispenserin e ujit e më pas mbusheni me ujë,
nëse nuk ka.
• Prisni të paktën 15 sekonda para se të hiqni
depozitën e ujit pas shpërndarjes së ujit.
• Zhurma nga rezervuari i ujit do të jetë
normale kur depozita furnizohet me ujë. Kjo
nuk është shenjë mosfunksionimi.
Mbajtësja e akullit
Mbusheni mbajtësen e akullit me ujë.
PARALAJMËRIM
• Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
KUJDES
• Kontrolloni nëse ka mbetur akull në
mbajtësen e akullit, para se të vendosni ujë
në të.
• Mos e përplasni derën e ngrirësit pas
mbushjes së mbajtëses së akullit me ujë.
• Nëse hapni dhe mbyllni shpesh derën e
ngrirësit, duhet më shumë kohë që uji të
ngrijë.
• Koha që duhet për ngrirjen e ujit mund të
ndryshojë sipas stinës.
• Temperaturës brenda pajisjes mund t'i duhet
deri në 24 orë për t'u stabilizuar pas instalimit
fillestar. Si pasojë, ujit mund t'i duhet më
shumë kohë që të ngrijë.
• Bëni kujdes gjatë përdorimit të akullit, pasi
skajet e akullit mund të jenë të mprehta.
20
SHËNIM
• Nëse mbajtësja e akullit është mbushur plot,
kubet e akullit mund të ngjiten së bashku dhe
do të hiqen me vështirësi.
• Shtypni butonin Express Freeze në panelin e
kontrollit, për ta përgatitur akullin shpejt.
• Mos mbani akull që nuk ka ngrirë plotësisht.
Uji jo i ngrirë mund të shkaktojë që akulli të
grumbullohet së bashku.
• Bëni kujdes që të mos përdorni forcë të
tepruar kur përkulni mbajtësen e akullit. Kjo
mund të shkaktojë thyerjen e mbajtëses së
akullit.
• Për të hequr akullin me lehtësi, mbusheni
mbajtësen paraprakisht me ujë.
Konvertuesi i freskisë ( * )
Si dhomëz ftohëse, temperatura në
konvertuesin e freskisë mund të kontrollohet
duke rrëshqitur levën
ndarjes, në cilindo drejtim.
Kur mbani perimet pas përcaktimit për Mish
ose Peshk, mund të shkaktohet lëndim nga i
ftohti.
Për ruajtjen e perimeve. (E
rekomandueshme)
Për ruajtjen e peshkut.
3
Për ruajtjen e mishit.
SHËNIM
• ( * ) : Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit
të blerë.
1
, kur ndodhet përpara
SQ

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Gbp31dslznGbb71pzefnGbb92staqpGbb72swdfn