Télécharger Imprimer la page

Samsung RT46K664PSL Manuel D'instructions page 83

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 6
Udhëzimet për temperaturat
Temperatura e rekomanduar
Cilësimet e temperaturës optimale për ruajtjen e ushqimeve:
Frigoriferi: 3 °C
Ngrirësi: –19 °C
Frigoriferi në "Konvertimi i ngrirësit": 3 °C
Modelet me gradues: Cilësimet e temperaturës optimale për ruajtjen e ushqimeve:
Frigoriferi: 3 hapa (3 °C) / Ngrirësi: 3 hapa (-19 °C)
Ftohja me fuqi
Ftohja me fuqi përshpejton procesin e ftohjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Frigoriferi vazhdon të punojë
me shpejtësi të plotë për dy orë e gjysmë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme.
Ngrirja me fuqi
Ngrirja me fuqi përshpejton procesin e ngrirjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Ngrirësi vazhdon të punojë me
shpejtësi të plotë për 50 orë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme. Për të ngrirë sasi të mëdha ushqimi,
aktivizoni Ngrirja me fuqi të paktën 20 orë përpara se të vendosni ushqime në ngrirës.
SHËNIM
Kur përdorni këtë funksion, konsumi i energjisë së frigoriferit do të rritet. Mos harroni ta fikni atë kur nuk ju duhet dhe
të vendosni temperaturën e ngrirësit në konfigurimin fillestar.
Mënyra e ruajtjes për konservim maksimal (vetëm modelet përkatëse)
Mbulojini ushqimet për të ruajtur lagështinë dhe që ato të mos marrin aromat nga ushqimet e tjera. Një tenxhere e
madhe me ushqim, si për shembull supë ose lëng mishi, duhet të ndahet në pjesë të vogla dhe të vendosen në enë të
cekëta përpara se ti futni në frigorifer. Një copë e madhe mishi ose një pulë e plotë duhet të ndahet në pjesë më të vogla
ose të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer.
Vendosja e ushqimeve
Raftet
Ndarja e specializuar
(vetëm modelet që e kanë)
E ruajtur te dera
Ndarja e ngrirësit
SHËNIM
Vendosni në ngrirje vetëm ushqime të freskëta dhe të paprishura. Ushqimet që dëshironi t'i ngrini, mbajini larg
ushqimeve që janë të ngrira. Për të shmangur humbjen e shijes ose tharjen e ushqimeve, vendosini ato në enë
hermetike.
RT5000_6000_DA68-04283F-00.indb 83
Raftet duhet të rregullohen në mënyrë që të nxënë një shumëllojshmëri
paketimesh.
Sirtarët e poshtëm hermetik ofrojnë një mjedis optimal për ruajtjen e frutave
dhe perimeve. Perimet kërkojnë një ambient me më shumë lagështi ndërsa frutat
kërkojnë një ambient me më pak lagështi.
Koshat e poshtëm janë të pajisura me pajisje kontrolli për të kontrolluar nivelin
e lagështisë. (*Në varësi të modelin dhe opsioneve) Temperatura me rregullim e
sirtarit të mishit rrit në maksimum kohën e ruajtjes së mishit dhe djathit.
Mos i ruani ushqimet që prishen te dera. Vezët duhet të ruhen në karton në një
raft. Temperatura në koshat e derës mund të luhatet më shumë se sa temperatura
brenda frigoriferit. Mbajeni derë mbyllur sa më shumë të jetë e mundur.
Mund të ruani ushqime të ngrira, të prodhoni kuba akulli dhe të ngrini ushqime të
freskëta në ndarjen e ngrirësit.
Shqip
83
2020-12-22
10:33:44

Publicité

loading