SQ
Geberit ComfortLight
Dollapi me pasqyrë Geberit ONE ndizet gjithmonë me temperaturën e ngjyrës të përcaktuar
në cilësimin nga fabrika. Temperaturën e ngjyrës mund ta ndryshoni thjesht dhe lehtë me anë
të panelit të kontrollit në dollapin me pasqyrë, me anë të butonit për zbehjen e dritës ose me
anë të aplikacionit Geberit Home.
Kontrolli i dritës mund ta zbehë dritën vazhdimisht dhe në mënyrë intuitive. Drita më e hapur
bëhet automatikisht më e ftohtë dhe drita e errët bëhet automatikisht më e ngrohtë. Pikërisht
kjo ndërthurje e temperaturës së ngjyrës me ndriçimin e ngjyrës është ajo që e bën të veçantë
Geberit ComfortLight.
Katër nivele drite të programuara përcaktojnë konceptin e dritës, e cila ofron dritën e duhur për
çdo nevojë:
• Drita orientuese
është një dritë e theksuar që jep atmosferë natën, e cila është aq e fortë sa është e
nevojshme.
• Drita e qiriut
është një dritë e zbehtë, për t'u përdorur gjatë një banje si qendër "Wellness" ose për t'u
relaksuar.
• Drita standarde
është drita optimale për të gjitha situatat e përditshmërisë në tualet.
• Drita e punës
është një dritë e fortë, me shumë blu, për t'u bërë gati mëngjeseve për të nisur ditën ose për
të pastruar banjën. Për më tepër, nuancat e shumta të ngjyrës blu, ndihmojnë për t'u zgjuar
më shpejt.
Mënyra e përdorimit të produktit
Përshtatja e temperaturës së
ngjyrës në panelin e
kontrollit
Parakusht
–
Funksionet dhe cilësimet e dollapit me
pasqyrë mund të ndryshohen dhe të
ruhen me aplikacionin Geberit Home.
1
Prekni në panelin e kontrollit për të
ndezur ose për të fikur dollapin me
pasqyrë.
200
✓ Dollapi me pasqyrë ndizet me
temperaturën e ngjyrës të
përcaktuar në cilësimin nga
fabrika.
99079199513198987 © 06-2022
970.243.00.0(04)