Shqip
► Mos e mbani kurrë motorin me benzinë në serbator
brenda një ndërtese.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë njeriun.
Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të mirajruar.
■ Motori nxehet gjatë punës. Benzina bymehet dhe mund të
ketë mbipresion në serbator. Nëse hapet kapaku i
serbatorit, mund të dalin stërkala benzine. Dalja e
benzinës me stërkala mund të sjellë ndezjen e saj.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
Lëreni fillimisht motorin të ftohet dhe pastaj
hapeni kapakun e serbatorit.
■ Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin flakë më
lehtë. Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si
dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► Nëse rrobat ju bien në kontakt me benzinën: Ndërrojini
rrobat.
■ Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
► Mos e derdhni karburantin.
► Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe ekologjike.
■ Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo me sytë, këto
mund të acarohen.
► Shmangeni kontaktin me benzinën.
► Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni lëkurën e prekur
me ujë dhe sapun.
► Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini sytë së paku
për 15 minuta me ujë të bollshëm dhe kërkoni ndihmën
mjekësore.
198
■ Nëse benzina derdhet mund të marrë flakë. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Pastrojini sipërfaqet e ndotura.
► Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të kenë avulluar
avujt e benzinës.
■ Sistemi i ndezjes i motorit krijon shkëndija. Shkëndijat
mund të dalin jashtë e të shkaktojnë zjarre dhe shpërthime
në ambiente me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të futur.
► Përdorni kandelat e përshkruara në këto udhëzime
përdorimi.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
► Shtypeni mirë tapën e kandelës.
■ Nëse motori rimbushet me benzinë të papërshtatshme,
mund të dëmtohet.
► Përdorni benzinë marke, të re dhe pa plumb.
► Respektoni kërkesat këtyre udhëzimeve të përdorimit.
4.3
Puna
PARALAJMËRIM
■ Kur motori është në punë dalin gaze shkarkimi.
Thithja e avujve të gazeve të shkarkimit mund
të helmojë njeriun.
► Mos i thithni gazet e shkarkimit.
► Punoni në një vend të mirajruar.
► Nëse keni të përziera, dhimbje koke, vështirësi në
shikim, probleme me dëgjimin apo marramendje:
Ndërpriteni punën dhe vizitoni mjekun.
4 Udhëzime sigurie
0478-983-9912-A