minutë. Nëse temperatura e ajrit të prurë është më e lartë se 7 °C pompa termike
kalon në regjimin normal të funksionimit (paraqiten simbolet 16 dhe 20). Ngrohësit
elektrikë ndalen. Pompa termike është e kyçur, ekrani është i pandriçuar dhe joaktiv.
Rregullimi i kohës dhe ditëve të javës
Shtypeni fushën 12 për një kohë më të gjatë derisa në fushën 7 të mos paraqitet
numri i ditës së javës.
Me shtypjen e fushës + apo – e vendosni numrin e ditës së javës
(1.. e hënë, ..., 7.. e diel).
Përsëri shtypeni fushën 12 (paraqitet ora e rregulluar që vezullon).
Me shtypjer në fushën + apo – e rregulloni orën (me shtypje për një kohë më të
gjatë në pullën + apo – rregullimin e përshpejtoni).
Përsëri shtypeni fushën 12.
Paraqiten minutat vezulluese për rregullim.
Me shtypje në fushën + apo – i rregulloni minutat (me shtypje për një kohë më të
gjatë në fushën + apo – e përshpejtoni rregullimin).
Rregullimi është i ruajtur me shtypjen e sërishme në fushën 12, gjegjësisht kur
fusha 12 ndërpren vezullimin.
Rregullimi i temperaturës
Shtypeni fushën 5 (paraqitet temperatura e rregulluar që vezullon).
Me shtypje në fushën + apo – e ndryshoni rregullimin e temperaturës prej 10 deri
75 °С (paraprakisht është e vendosur temperatura ekonomike 55 °С).
Rregullimi është i ruajtur me shtypjen e sërishme në fushën 5, gjegjësisht në
momentin kur fusha 5 ndalon së vezulluari. Në ekran pas disa sekondash paraqitet
temperatura faktike.
Me rastin e rënies së tensionit të rrymës ruhet vlera e rregulluar së fundmi.
Kyçja e mënyrës së funksionimit "TURBO"
Nëse u nevojitet më shumë ujë të ngrohtë për një kohë të shkurtër seç mund të
ngrohë norm,alishtpompa termike, shtypeni fushën 13 në ekran (kyçeni funksionimi
"TURBO"). Këtu njëkohësisht funksionon pompa termike dhe ngrohësit elektrikë.
Në ekran paraqiten simbolet 14, 16 dhe 20. Në moment kur temperatura të arrijnë
55 °C pompa kthehet në funksionim që kishte para kyçjes së mënyrës së
funksionimit "TURBO".
Kyçja e mënyrës së funksionimit "HOT"
Nëse dëshironi ta ngrohni ujin në temperaturën maksimale 75 °C duhet ta shtypni
fushën 15 në ekran. Pompa termike do ta ngrohë ujin në 55 °C. Në ekran paraqiten
simbolet 16 dhe 20. Kur të arrihet temperatura në kazan 55 °C kyçet ngrohësi
elektrik, që do ta ngrohë ujin deri në 75 °C. Në ekran paraqitet simboli 14. Kur të
arrihet temperatura 75 °C pompa termike kthehet në mënyrë të funksionimit që
ki9shte para kyçjes së mënyrës së funksionimit "HOT".
Parasqitja e përmbajtjes së ujit të ngrohtë në pompën termike
Në ekran është paraqitur simboli:
130
- nuk ka ujë të ngrohtë