a) Funksionimi me ajër të hapësirës
Te funksionimi me ajër të hapësirës, për
ngrohjen e ujit sanitar përdoret vetëm sasia e
energjisë së ajrit nga hapësira e montimit.
Pompën termike duhet ta vendosni në
hapësirë të ajrosur, ku nuk ka ngrirje,
mundësisht pranë burimeve tjera të ngrohjes.
Për funksionimin optimal të pompës termike
preferojmë hapësirë të madhe dhe të ajrosur
me temnperaturë prej 15 °C deri 25 °C. Duhet
të sigurohet prurje e mjaftueshme e ajrit në
hapësirë. Në pompën termike duhet të
montohen bërrylat. Ata duhet të orientohen
ashtu që ta parandalojnë përzierjen e ajrit.
Humbjet e ngrohtësisë në hapësirë me ajër të
ftohtë janë më të mëdha.
Modelet TC...Z
Në rast se pompën termike e vendosni në
hapësirë ku nuk ka ngrirje dhe ku është
temperatura më e ulët se 7 °C, për ngrohjen e
ujit sanitar do të kyçen ngrohësit elektrikë.
Pompa termike do të punojë në regjimin
rezervë.
Modelet TC...ZNT
Në rast se pompën termike e vendosni në
hapësirë ku nuk ka ngrirje dhe ku është
temperatura më e ulët se 7 °C, pompa
termike do të punojë në regjimin normal të
funksionimit
b) Funksionimi me ajër të ujit
Gjatë funksionimit me ajër të ujit, pompa termike e merr, gjegjësisht e përcjell ajrin
edhe prej pjesëve tjera nëpërmes sistemit të gyp-përçeusve. Sistemi i gyp-përçuesve
preferohet të jetë i izoluar termikisht, në mënyrë që të mos krijohet kondensati. Te
marrja e ajrit të jashtëm pjesa e jashtme duhet të mbulohet ashtu që të mos lejojë
hyrjen e pluhurit, apo të borës në aparat. Përpos paraqitjes së rezistencës në gypa
dhe në bërryla, duhet të jeni të vetëdijshëm se te paraqitja e rezistencës së
zmadhuar rritet edhe zhurma e funksionimit.
Në rastin e versionit me ajrin e ujit duhet të merren parasysh dimensionet më të
vogla të duhura të gypave 125 mm apo □150x70. Udhëzimet për projektimin e
sistemit të gypave janë në dispozicion në faqet tona të internetit
http://www.gorenje.com/heating-systems/en/heat-pumps/heat-pumps-for-
sanitary-water/engineering-data.
Modelet TC...Z
Për funksionimin normal të pompës termike, temperatura e ajrit të jashtëm të prurë
duhet të jetë së paku 7 °C. Që të jetë funksionimi i pompës termike gjithmonë
124
min 25 cm
min 150 cm
Fig. 4: Kërkesat minimale për
vendosjen e pompës terermike
min 25 cm