Télécharger Imprimer la page

Gorenje TC 80 ZNT Notice D'utilisation page 123

Masquer les pouces Voir aussi pour TC 80 ZNT:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 52
MONTIMI I POMPËS TERMIKE
Pompën termike mund ta përdorim te funksionimi me ajrin e hapësirës, apo të ujit.
Pompën termike duhet ta vendosni në hapësirë, ku nuk ka ngrirje. Gjatë zgjedhjes së
temperaturës duhet t'i kushtohet kujdes i posaçëm, që vendi i marrjes së ajrit të mos
jetë i pluhurosur, pasi që pluhuri ndikon dëmshëm në efikasitetin e pompës termike.
Gjatë zgjedhjes së vendit të montimit duhet të jeni të kujdesshëm edhe në fortësinë e
murit, në mënyrë që ai të mund ta mbajë peshën e pompës termike bashkë me
peshën e ujit në kazan. Respektojini masat që zhurma e funksionimit dhe vibracionet
të mos transferohen nëpërmes murit në hapësira ku do të pengonin (dhomat e gjumit,
hapësirat për pushim). Pompat termike dhe marrja e ajrit për funksionimin e tyre nuk
duhet të vendosen në hapësirë ku gjenden shfrytëzues tjerë të ajrit (kazanët e gazit,
ngrohjet me lëndë të ngurta, pajisjet për ventilim, etj.). Gjatë vendosjes duhet t'i
respektoni distancat minimale të aparatit nga muri, dyshemeja dhe tavani. Largimi i
kondensatit nga pompa termike është i realizuar në anën e poshtme të majtë në
formë të një gypi plastik me diametër të jashtëm 18 mm. Në atë gyp duhet ta lidhni
gypin e jashtëm për largimin e kondensatit, të cilin duhet ta lidhni me derdhje, apo me
enë. Sasia e kondensatit varet nga temperatura dhe lagështia e ajrit gjatë
funksionimit të pompës termike.
Për parandalimin e nënpresionit në
ndërtesë, në hapësira duhet të ketë
prurje të kontrolluar të ajrit të freskët.
Shkalla e preferuar e këmbimit të
ajrit për ndërtesën banesore është
0,5. Kjo do të thotë se e tërë sasia e
ajrit në ndërtesë duhet ndërruar çdo
2 orë.
Kyçja e pompës termike në sistemin
e njëjtë të gypave me napën e
kuzhinës dhe në gypat për largimin e
ajrit nga më shumë banesa, apo
apartamente të vogla nuk lejohet.
Për zvogëlimin e zhurmës dhe dridhjeve nëpërmes mureve në hapësira që do të
pengonte (p.sh. dhomat e gjumit, hapësirat për pushim) duhet t'i respektoni masat që
vijojnë:
- montoni lidhje fleksibile për pjesë ndërlidhëse hidraulike
- montojeni gypin fleksibil për sistem të gypave për ajrin e prurë/ të larguar
- parashikojeni izolimin e dridhjeve në ndeshje me mure
- parashikojini zbutësit e zhurmës të ajrit të prurë / të larguar
- sistemet e gypave për ajrin e prurë/ të larguar mbërthejeni me zbutës të dridhjeve
- parashikojeni izolimin e dridhjeve në drejtim të murit
Fig. 3: Ajrosja
123

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Tc 80 zTc 100 zTc 100 zntTc 120 zTc 120 znt