Télécharger Imprimer la page

Gorenje TC 80 ZNT Notice D'utilisation page 120

Masquer les pouces Voir aussi pour TC 80 ZNT:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 52
FUSHA E PËRDORIMIT
Ky aparat është i destinuar për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar në amvisëri dhe
tek shpenzuesit tjerë te të cilët konsumi ditor i ujit të ngrohtë (40 °C) nuk e kapërcen
sasinë prej 150 l deri 250 l. Aparati duhet të jetë i lidhur në instalimin shtëpiak të ujit
të ngrohtë sanitar, ndërsa për funksionimin e tij i nevojitet tensioni elektrik. Marrja dhe
shfryrja e ajrit mund të realizohet edhe me marrjen, gjegjësisht shfryrjen e ajrit nga
një hapësirë tjetër.
Nëse e montoni aparatin në hapësirë ku ndodhet banja, apo dushi, është e
domosdoshme të respektohen kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100,
Teil 701). Në mur mund ta montoni vetëm në pozitën vertikale, me bulonat e murit me
diametër nominal më së paku 8 mm. Murin me bartje të dobët duhet ta përforconi në
vendin e varjes së pompës. Për shkak të kontrollit më të lehtë dhe të ndërrimit të
anodës së magnezit, ju preferojmë që nën aparat e deri në truall të leni hapësirë të
mjaftueshme (fig. 4). Në të kundërtën, me rastin e ndërhyrjes servisore, aparati duhet
demontuar nga muri.
Përdorimi i ndryshëm nga ai sipas udhëzimeve për përdorimin e këtij aparati nuk
lejohet. Aparati nuk është i destinuar për përdorimin industrial dhe për përdorim në
hapësira ku kas materie korrozive dhe shpërthyese.
Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtimet e bëra për shkak të montimit jo të drejtë dhe
përdorimit të papërshtatshëm, që nuk është në pajtim me udhëzimet për montim dhe
për përdorim.
Udhëzimet për përdorim janë pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e prodhimit dhe
duhet t'i dorëzohen blerësit. Lexojini me kujdes vërejtjet në udhëzime, ngase aty janë
dhënë udhëzimet e rëndësishme për sigurinë gjatë instalimit, përdorimit dhe
mirëmbajtjes.
Udhëzimet ruajini për shfrytëzimin e mëvonshëm eventual.
Shenja e pompës suaj termike është e dhënë në pllakën e shënimeve, që gjendet në
pjesën e poshtme të aparatit ndërmjet gypave kyçës të ujit sanitar.
Kur ta largoni ambalazhin shikojeni përmbajtjen. Në rast të dyshimit drejtohuni
furnizuesit. Elementet e ambalazhit (mbërthesat, thasët plastikë, polistirolin e
ekspanduar etj.) mos i leni në afërsi të fëmijëve, pasi që atë janë burime potencial të
rrezikut, e gjithashtu, as mos i hidhni pa kriter në ambient.
DEPONIMI DHE TRANSPORTI
Deponimi iu pompës termike duhet të sigurohet në pozitën vertikale, në hapësirën e
thatë dhe të pastër.
120

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Tc 80 zTc 100 zTc 100 zntTc 120 zTc 120 znt