1.3.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Hiqni spinën.
▶ Ose vendoseni produktin pa tension, duke
fikur gjithë furnizimet me energji (separator
elektrik me hapësirë kontakti minimalisht
3 mm, p. sh. siguresa ose çelësi mbrojtës i
tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Pritni minimalisht 3 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.3.3 Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
▶ Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
1.3.4 Rrezik djegieje ose përvëlimi si
pasojë e pjesëve të nxehta
▶ Punoni me pjesët vetëm pasi këto të jenë
ftohura.
1.3.5 Rrezik plagosjeje si pasojë e peshës
së lartë të produktit
▶ Transportojeni produktin me të paktën dy
persona.
1.3.6 Rrezik nga një dëmtim nëpërmjet
veglave të papërshtatshme
▶ Për t'i tërhequr apo për t'i liruar lidhjet me
vidha, përdorni veglat profesionale.
1.4
Rregullore (Direktiva, Ligje, Norma)
▶ Respektoni rregullat, normat, direktivat dhe
ligjet kombëtare.
0020241666_04 Udhëzuesi i instalimit
Siguria 1
151