Télécharger Imprimer la page

Zanussi ZHC 86540 Notice D'utilisation page 53

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë
manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të
përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm
për përdorim shtëpiak.
Vërejtje
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer
plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes
përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që
nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo
mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e
pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për
përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e
tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të
mos luajnë me pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është
montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të
vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara
posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz
apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në
mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që
përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo
lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani
me flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të
shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim
për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të
nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të
zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe
jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar
rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të
ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura
siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga
rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo
zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të
përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas
direktivës evropiane 2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe
elektronike (waste electrical and electronic equipment-
WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes,
ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të
dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të
duhur të pajisjes.
Shenja
e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin
përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e
përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat
vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit,
grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni
me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të
mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Përdorimi
Oxhaku është realizuar për t'u përdorur në variantin thithës
me shkarkim të jashtëm
brendshëm
.
Montimi
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi
pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës
duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike
dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me
gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në
etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka
një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas
rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe
pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose
me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që
garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në
rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të
montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën
elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni
gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
53
ose filtrues me qarkullim të

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Zhc 86540xa