Paralajmërime Shtesë Mbi Sigurinë - Gardena ComfortCut 550 Mode D'emploi

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 23
pajisjes prerëse gjatë transportimit ose ruajtjes së
shkurrekrasitësit. Përdorimi i duhur i shkurrekrasitësit
pakëson lëndimin e mundshëm nga tehet e prerësit.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e izoluara
të kapjes, sepse tehu i prerësit mund të prekë tela të
fshehur ose kordonin e vet. Tehet e prerësit që prekin
tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e ekspozuara
metalike të veglës elektrike dhe mund t'i shkaktojnë
punëtorit goditje elektrike.
Mbajeni kabllon larg zonës së prerjes. Gjatë punës
kablloja mund të fshihet në shkurre dhe mund të pritet
aksidentalisht nga fleta.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Siguria në zonën e punës
Produkti duhet përdorur vetëm në mënyrën dhe për
funksionet e përshkruara në këto udhëzime.
Manovruesi apo përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet apo rreziqet që mund t'u ndodhin personave të
tjerë apo pronës së tyre.
Gjatë përdorimit dhe transportit kushtojini vëmendje
veçantë rrezikut për persona të tjerë.
Rrezik pengimi. Gjatë punës kushtojini vëmendje kabllos.
Vini re! Kur mbani mbrojtëse për dëgjimin, dhe për shkak
të zhurmës së krijuar nga produkti, punëtori mund të mos
i vërë re personat që afrohen.
Mos e përdorni produktin nëse po afrohet ndonjë stuhi.
Mos e përdorni produktin pranë ujit.
Siguria elektrike
Atak kardiak!
Ky produkt krijon fushë elektromagnetike
gjatë funksionimit. Në rrethana të
caktuara, kjo fushë mund të interferojë me
implantet mjekësore aktive ose pasive.
Për të zvogëluar rrezikun e rrethanave që
kanë gjasë të shkaktojnë lëndime ose
vdekje, u rekomandojmë personave me
implante mjekësore që të flasin me mjekun
e tyre dhe me prodhuesin e implantit
mjekësor përpara përdorimit të produktit.
Instituti Britanik i Standardeve rekomandon përdorimin e
pajisjeve me mbetje korrenti (RCD) me rrymë jo më të lartë
se 30 mA. Kontrolloni "RCD" sa herë që e përdorni.
Përpara përdorimit, kontrolloni kabllon për dëmtime,
ndërrojeni nëse ka shenja dëmtimi ose vjetrimi.
Nëse nevojitet ndërrimi i kordonit elektrik, kjo duhet bërë
nga prodhuesi apo një agjent i tij për të shmangur rreziqe
të sigurisë.
Mos e përdorni produktin nëse kabllot elektrike janë
dëmtuar ose konsumuar.
15 - 002 - 30.09.2016
Nëse kabllo është prerë, ose izolimi është dëmtuar,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga korrenti. Mos e prekni
kabllon elektrike deri sa energjia elektrike të jetë shkëputur.
Kablloja elektrike duhet të çmbështillet, pasi kabllot e
mbështjella mund të tejnxehen dhe të reduktojnë
efikasitetin e produktit.
Shkëputeni gjithnjë nga linja kryesore, përpara se të hiqni
spinat, bashkuesin e kabllos apo zgjatuesit.
Fikeni, hiqni spinën nga korrenti dhe kontrolloni kabllon e
energjisë elektrike për dëmtime ose vjetrim përpara sa ta
mblidhni kabllon për ta vendosur në ruajtje. Mos riparoni
kabllot e dëmtuara, dërgojeni produktin në qendrën
vijuese të shërbimit "GARDENA " ose te shitësit e
autorizuar nga "GARDENA ".
Kabllon mblidheni gjithnjë me kujdes, duke shmangur
përdredhjen.
Përdorni vetëm tension të energjisë elektrike me korrent të
alternuar siç shënohet në etiketën e klasifikimit të
produktit.
Mos e lidhni tokëzimin me asnjë pjesë të produktit.
Nëse produkti ndizet pa dashje kur është lidhur me linjën e
korrentit, shkëputeni menjëherë linjën. Kontaktoni me
shërbimin e "GARDENA " për kontroll të produktit.
Kabllot
Përdorni vetëm zgjatues të lejuar sipas HD 516.
Pyesni elektriçistin specialist.
Siguria personale
Rrezik mbytjeje
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht.
Ekziston gjithashtu rreziku që fëmijët e
vegjël të mbyten nga qesja e polietilenit.
Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit
të produktit.
Mbani gjithnjë veshje të përshtatshme, doreza mbrojtëse
dhe këpucë të forta.
Evitoni kontaktin me vajin e tehut, sidomos nëse keni
reaksion alergjik ndaj tij.
Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret produkti
dhe hiqni të gjitha telat dhe objekte të tjera të huaja.
Mbajeni gjithnjë produktin mirë me të dyja duart dhe në të
dyja dorezat.
Përpara se ta përdorni dhe pas çdo përplasjeje,
kontrollojeni produktin për shenja konsumimi ose dëmtimi
dhe riparojeni sipas nevojës.
Mos u përpiqni asnjëherë të përdorni njësi të paplotë apo
ndonjë me modifikime të paautorizuara.
251

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Comfortcut 600Powercut 700983398349835

Table des Matières